Lidhje

Ndryshimi i të ardhurave mes burrave dhe grave ngushtohet në disa vende


Një studim i ri tregon se ndryshimi i të ardhurave mes burrave dhe grave po ngushtohet në disa vende, por në disa të tjera vazhdon të jetë aq i thellë sa edhe më parë.

Në raportin që nxorri sot Forumi për Ekonominë Botërore, rendit Suedinë në krye të një liste prej 58 vendesh kryesore. Por në të vihet në dukje se as Suedia dhe as fqinjët e saj nordikë nuk kanë arritur t’i sheshojnë ndryshimet mes gjinive.

Renditja është bërë në bazë të faktorëve të tillë si mundësitë ekonomike që u krijohen grave, pjesëmarrja e tyre në ekonomi, pushtetin politik, gjendja e tyre arësimore dhe shëndetësore.

Shtetet e Bashkuara renditen të 17-tat, për shkak të kujdesit të papërshtatshëm për fëmijët, lejes së shtazanësisë dhe mundësive ekonomike. Pakistani, Turqi dhe Egjipti renditen në fund të listës.

XS
SM
MD
LG