Lidhje

Varshavë: Takim dy-ditor i Këshillit të Evropës


Presidenti i Polonisë Aleksander Kwashnievski u bëri thirrje anëtarëve të Bashkimit Evropian të ndihmojnë për t’i sjellë fqinjët e tyre të Evropës Lindore, vende ish-komuniste në tryezën evropiane.

Në fjalimin që mbajti sot në Varshavë, zoti Kwashnjievski hapi një takim dy-ditor të Këshillit të Evropës, që është organizata më e vjetër politike e kontinentit. Zoti Kwashnjievski tha se Bashkimi Evropian e ka për detyrë t’i ndihmojë vendet e Evropës Lindore të bëhen më demokratike. Ai ju referua në veçanti Bjellorusisë, duke thënë se asnjë vend evropian nuk duhet braktisur dhe t’i lihet fatit.

Të gjitha qeveritë e Evropës së Madhe, me përjashtim të qeverisë autoritare të Bjellorusisë, janë anëtarë të Këshillit 56-vjeçar. Pjesëmarrësit në takimin e Varshavës pritet të nëshkruajnë tre traktate, mes të cilave mbi parandalimin dhe financimin e terrorizimit dhe trafikimin e njerëzve.

XS
SM
MD
LG