Lidhje

Barrozo paralajmëron pasoja të rënda nëse francezët nuk miratojnë kushtetutën e BE


Presidenti i Komisionit Evropian Zhoze Manuel Durao Barroso paralajmëroi për pasoja të rënda në se votuesit francezë nuk e miratojnë kushtetutën e Bashkimit Evropian.

Zoti Barroso tha se në se kushtetuta nuk miratohet gjatë referendumit të 29 majit në Francë, kjo do të dëmtonte stabilitetin ekonomik dhe besimin e investitorëve në gjithë Evropën. Ai theksoi se në se nuk miratohet, kushtetuta nuk mund të diskutohet përsëri.

Anketat e opinionit publik lënë të kuptohet se elektorati në Francë është i ndarë pothuajse barabar, me ata që e kundërshtojnë në avantazh të lehtë. Kritikët e kushtetutës evropiane thonë se në se hyn në fuqi, Franca do të humbasë vende pune.

Kushtetuta synon përmirësimin e procesit të vendim marrjes. Dokumenti duhet të miratohet nga të 25 vendet anëtare para se të hyjë në fuqi.

XS
SM
MD
LG