Partia demokratike bëri sot prezantimin publik të 100 kandidatëve për deputetet me të cilët ajo do të konkurrojë në zgjedhjet e 3 korrikut. Kryetari Sali Berisha kërkoi prej secilit transparencë të plotë me fondet që do të përdorin për fushatë si dhe të firmosin një deklaratë sipas së cilës në parlamentin e ardhshëm deputetët e djathtë do të kërkojnë heqejn e imunitetit për cështja që kanë të bëjnë me korrupsionin dhe krimin ekonomik.
Zoti Berisha u bëri tthirje kandidatëve të partisë së tij që të përpiqen për zgjedhje të lira e të ndershme Një ditë përpara mitingut të saj elektoral në shehsin qëndror të kryeqytetit partia demkratike paraqiti njerëzit të cilët do të garojnë nën siglën e saj për zgjedhjet parlamentare. Janë 100 kandidatë nga të cilët 60 prej tyre futen për herë të parë në një garë elektorale.
Fakt që sipas kryetarit Sali Berisha është në përputhje me politikën e hapjes së ndërmarrë nga kjo parti. Mes tyre dominojnë juristët dhe inxhinierët që përbëjnë gati gjysmën dhe më pas ekonomistët e mjekët. Nuk mungjnë shkrimtarët, arsimatarët apo dhe njërëz të biznesit.
Sipas zotit Berisha përbërja e kandidatëve për deputet është dëshmi e ndryshimit të cilin ata u kanë premtuar shqiptarëve: "Ne u kemi premtuar shqiptarëve shërimin e shoqërisë nga korrupsioni, shtetin ligjor, punësimin, mirëqenien, shkollimin integrimin euroatlantik. Betejën kundër korruspionit ta nismi nga vetja dhe pa humbur kohë. Në këtë konteskt transparenca e plotë e cdo qindarke të përdorur në fushatrën elektorale nga ana juaj duhet të jetë zotimi ynë solemn para mediave para shqiptarëve".
Zoti Berisha u kërkoi kandidatëve për deputet që të firmosin deklaratën në të cilën zotohen që në mbledhjen e parë të parlamentit të ardhshëm të votojnë heqejn e imunitetit përsa i përket korrupsionit dhe krimit ekonomik, ndërsa bëri thirrje për një fushatë të qytetëruar: "Ju ftoj ti përmbaheni me përpikmëri kodit të etikës që unë kam firmosur në emrin tuaj të bëjmë cdo përpjekje që ky proces zgjedhor të jetë i lirë dhe i ndershëm sikundër të shndërrojmë këtë fushatë në betejën elektorale më të qytetëruar që vendi ka njohur në tërë historinë e tij".
Nga ana e tyre socialistët spostuan hapjen e fushatës me mitingun në Tiranë të parashikuar për sot, në respekt sic u shprehën ata të kodit zgjedhor i cili parashikon se fushata nis 30 ditë përpara votimit. Ata kanë parashikuar 3 faza, sipas të cilave fillimisht do të vazhdohet me prezantimin e kandidatëve, pastaj me mitingje në 12 qarqe të vendit dhe më pas takime intensive në zonat ku përplasja konsiderohet si e ashpër. Sot edhe parlamenti i dalë nga zgjedhjet e qershorit 2001 mbylli plotësisht punimet për t’u rihapur me deputetët e rinj që do të zgjidhen nga votimet e 3 korrikut