Lidhje

Presidenti Karzai thotë se do të bisedojë me Presidentin Bush në lidhje me abuzimet që thuhet se kanë ndodhur me të burgosur në Afganistan


Presidenti afgan, Hamid Karzai, thotë se do ta ngrejë çështjen e vdekjes së dy të burgosurve afganë në duart e ushtrisë amerikane, siç thuhet, në bisedimet që do të zhvillojë të hënën me Presidentin Bush në Shtëpinë e Bardhë.

Zoti Karzai thotë se dëshëron që të gjithë të burgosurit në Afganistan të vihen nën kontrollin e qeverisë vendase dhe që atij vetë t’i merret mendimi për të gjitha operacionet e ushtrisë amerikane.

Kombet e Bashkuara i kanë dënuar abuzimet e të burgosurve që thuhet se kanë ndodhur, si "krejtësisht të papranueshme" dhe kërkoi që ushtria amerikane të lejojë hetime nga përfaqësues afganë të të drejtave të njeriut.

Zyrtarë amerikanë kanë dënuar sjelljet e padenja dhe thonë se 7 ushtarë janë ndëshkuar.

Gazeta New York Times shkruante të premten se ushtria amerikane ka dokumentuar abuzimet e të burgosurve në Afganistan në një raport prej 2 mijë faqesh që nuk është publikuar ende zyrtarisht. //az//

XS
SM
MD
LG