Lidhje

Presidenti palestinez vjen në Washington për t’u takuar me presidentin Bush


Presidenti palestinez Mahmud Abaz tha se ai dëshiron të marrë një angazhim të qartë politik nga Shtetet e Bashkuara për planin e paqes për Lindjen e Mesme. Zoti Abaz i bëri këto komente për gazetarët kur mbërriti mbrëmë në Washington. Nesër ai do të takohet me presidentin Bush në Shtëpinë e Bardhë.

Një zëdhënës i administratës tha sot se presidenti Bush mendon që plani i paqes është mënyra më e mirë për përmbushjen e vizionit të tij për krijimin e dy shteteve, Izraelit dhe Palestinës, që do të jetonin krah për krah njeri tjetrit në paqe.

Plani i paqes i hartuar në vitin 2003 u kërkon palestinezëve që të shtypin grupet terroriste dhe të ndërtojnë institucionet demokratike para fillimit të bisedimeve mbi statusin përfundimtar, që synon t’i japë fund konfliktit izraelito-palestinez.

Presidenti Abas tha se do të kërkojë gjithashtu ndihmë ekonomike. Presidenti Bush dhe udhëheqësi palestinez pritet të diskutojnë rreth planit të Izraelit për t’u tërhequr nga Rripi i Gazës.

XS
SM
MD
LG