Lidhje

Presidenti Bush afirmoi mbështetjen ndaj Planit të Paqes për Lindjen e Mesme


Presidenti Bush afirmoi mbështetjen amerikane ndaj Planit të Paqes për Lindjen e Mesme dhe u bëri thirrje palëve në rajon të ndërmarrin hapa konkretë drejt zbatimit të këtij plani.

Zoti Bush dhe Presidenti palestinez, Mahmoud Abbaz, bënë komente për gazetarët pas bisedimeve që patën sot në Shtëpinë e Bardhë. Presidenti Bush e përgëzoi zotin Abbas për faktin që ai nuk e pranon terrorizmin dhe tha se Shtetet e Bashkuara do ta mbështesin presidentin palestinez ndërkohë që ai përpiqet t’i japë fund korrupsionit në Autoritetin Palestinez dhe të reformojë shërbimet e sigurimit.

Presidenti Bush tha se plani izraelit për tërheqje nga Rripi i Gazës përfaqëson një “rast të vërtetë” dhe premtoi 50 milion dollarë si ndihmë ndaj autoritetit palestinez për rindërtimin e infrastrukturës në Rripin e Gazës. Presidenti Bush tha se Izraeli duhet të ndalë zgjerimin e vendbanimeve në zonat e pushtuara gjatë luftës së vitit 1967 në Lindjen e Mesme.

Në komentet e tij, zoti Abbas shprehu “shqetësim të thellë” rreth ndërtimeve në vendbanimet hebraike dhe i kërkoi Izraelit të lirojë të burgosurit palestinezë.

XS
SM
MD
LG