Lidhje

Lufta e Microsoft-it me Bashkimin Evropian


Kompania e Mikrosoftit ndeshet këtë javë me një afat të rëndësishëm në procesin anti-monopol. Nëse kjo kompani nuk respekton afatin mund të ndëshkohet me një shumë prej miliona dollarësh.

Gjigandi i programeve kompjuterike ka afat deri më 1 qershor për të respektuar vendimin e Bashkimit Evropian që të ofrojë për shitje sistemin e operimit të kompjuterit, Windows, pa programin tjetër kompjuterik Windows Media Player. Nëse kompania nuk e bën një gjë të tillë, mund të gjobitet deri në 5 milionë dollarë në ditë.

Bashkimi Evropian e gjobiti Mikrosofin me një shifër rekord prej 655 milion dollarësh në mars të vitit 2004, duke e urdhëruar të ndryshojë mënyrën e ushtrimit të biznesit. Masat ndëshkimore u morën pasi kompania përdor programet e saj të suksesshme kompjuterike për të eliminuar konkurentët.

XS
SM
MD
LG