Lidhje

Kristian Demokratët sfidojnë Shroederin me një kandidate grua


Në Gjermani, partia konservatore e opozitës emëroi si kandidate të saj Angela Merkel për të sfiduar kancelarin Gerhard Schroeder në zgjedhjet e ardhshme. Në se zgjidhet, ajo do të jetë gruaja e parë që qeveris Gjermaninë.

Anketat e opinionin tregojnë se partia kristian-demokrate e zonjës Merkel gëzon një epërsi të fortë mbi social-demokratët e Kancelarit Shrëder. Opozita i mundi social-demokratët në zgjedhjet vendore të landit Rajni Verior-Vestfali një javë më parë, duke e shtyrë zotin Shroder të shpallë zgjedhje të parakohshme. Pritet që votimet të zhvillohen nga mesi i shtatorit.

Zonja Merkel, me moshë 50-vjeç, është zotuar të zgjidhë problemin e papunësisë që në Gjermani llogaritet në masën 12 për qind. Ajo ka ngritur gjithashtu zërin kundër kritikave të zotit Shroder ndaj luftës së udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara në Irak. Angela Merkel, e bija e një prifti protestant ka lindur në Gjermaninë Lindore dhe është fizikane nga profesioni. Ajo ka kryesuar kristian-demokratët që në vitin 2000.

XS
SM
MD
LG