Lidhje

Shqipëria në luftë kundër financuesve të terroristëve


Në Shqipëri, Ministria e Financave ka urdhëruar sekuestrimin e pasurive të katër shoqatave dhe fondacioneve islamike dhe dy personave të huaj emrat e të cilëve figurojnë në listën e financuesve të terrorizmit. Dy prej shoqatave kanë ndëprerë prej kohësh aktivirtetin e tyre ndërsa dy të tjerat vazhdojnë të veprojnë në Shqipëri.

Sipas urdhërit të ministrit Malaj është zbuluar se tre nga shoqatat kishin 11 llogari bankare në Shqipëri Shqipëria vazhdon të bllokojë të gjtha shoqatat apo personat veprimtaria e të cilëve është e lidhur me terrorizmin. Të gjithë emrat që figurojnë në listat e rifreskuara të Kombeve të Bashkuara kontrollohen menjëherë nga organet e specializuara shqiptare dhe cdo aktivitet i tyre në vend vihet nën sekuestro.

Urdhëri i fundit i Ministrit të Financave i lëshuar disa javë më parë dhe I bërë publik vetëm tani pas publikimit të fletores zyrtare prek 4 shoqata islamike dhe persona të deklaruar si financues të terrorrizmit.

Bëhet fjalë për shoqatat “Taibah International” e njohur si Shoqata ndërkombëtare e Ndihmave, “Revival of Islamic Heritage Society” e njohur si fondacionin “Ringjallja e Trashëgimisë Islame”, “Global Relief Foundation” dhe “Al Haramain”.

Ndërsa dy të fundit kanë ndërprerë aktiovitetin e tyre prej kohësh dhe janë larguar nga Shqipëria pasi të gjitha degët e tyre nëpër botë u vunë nën shënjestër, dy të tjerat ushtrojnë ende veprimtari dhe janë të pranishme në Shqipëri dhe ofrojnë zyrtarisht kurse formimi dhe edukimi profesional apo financojnë sipas shtypit të këtushëm persona që punojnë në objektet musulmane të kultit. Nga Ministria e Financave nuk ka ndonjë të dhënë për pasuritë e bllokuara, por të paktën 11 llogari bankare janë sekuestruar.

Fondacionit Global Relief Foundation i është gjetur një llogari në bankën , fondacionit Al Haramain i janë gjetur 6 llogari në Bankën Malajziane, Bankën Kombëtare tregtare, në Raiffeisen Bank dhe në Bankën e Bashkuar të Shqipërisë, ndërsa fondacionit Ringjallja e Trashëgimisë Islame i janë gjetur 4 llogari në 4 banka të ndryshme. Përvec shoqatave dhe fondacioneve në urdhërin e ministrit të Financave figurojnë edhe emrat e dy personave, libanezi Abdyl Sayadi dhe i belges Patricia Rosa Vinck. Edhe ata janë që prej janarit të vitit 2003 në listën e finanuesve të terrorizmit të shpallur nga Kombet e Bashkuara. Por për ta nuk ka ndonjë të dhënë lidhur me aktivitetin që kryenin apo kanë kryer në Shqipëri.

Në janar të këtij viti po me urdhër të Ministrisë së Financave u vunë nën sekuestro edhe 22 apartamente në dy ndërtesa luksose në qendër të Tiranës, pronë e Jasin Kadi, person që konsiderohej shumë afër rrjeteve terroriste të Osama Bin Ladeinit. Emri i tij gjendej në listën e departamentit amerikan të Thesarit. Lufta e Shqipërisë ndaj shoqatave dhe personave të lidhur me organizatata fondamentaliste ka nisur që në vitin 1998.

Falë situatës kaotike të pas 97 por dhe një terreni liberal të viteve të mëparshme në Shqipëri kishin zënë rrënjë përfaqësues organizatash terroriste. Falë bashkëpunimit tepër të ngushtë me shërbimet sekrete amerikane pati disa arrestime të bujshme dhe shumë persona të tjerë u dëbuan nga vendi.

XS
SM
MD
LG