Lidhje

Afganistan:  Të paktën 20 të vrarë nga një sulm vetëvrasës me bombë


Zyrtarët afganë thanë se në një sulm vetvrasës me bombë në një xhami në qytetin e Kandaharit në Afganistanin jugor u vranë të paktën 20 vetë dhe u plagosën më shumë se 52 të tjerë. Shefi i policisë së Kabulit ishte midis viktimave.

Zyrtarët thanë se dokumentet e gjetura në trupin e sulmuesit tregojnë se ai ishte një arab i lidhur me rrjetin terrorist të al Kaidës.

Xhamia ishte e mbushur me njerëz që po merrnin pjesë në funeralin e një kleriku të shquar pro-qeveritar i cili u vra të djelën nga të dyshuar talebanë.

Dëshmitarët thanë se shpërthimi i sotëm shkaktoi gjakderdhje dhe se pjesë të trupave u shpërndanë në dyshemenë e xhamisë.

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Kofi Annan dhe Presidenti i Afganistanit, Hamid Karzai, e kanë dënuar ashpër shpërthimin. Zoti Kharzai ka dhënë urdhër për një hetim të nivelit të lartë, duke thënë se sulmi ishte akt frikacakësh nga armiqtë e Islamit.

XS
SM
MD
LG