Lidhje

Serbia njoftoi arrestimin e disa ish pjestarëve të një njësie paraushtarake


Kryeministri i Serbisë, Vojisllav Koshtunica njoftoi arrestimin e disa ish pjestarëve të një njësie paraushtarake serbe, të cilët ishin filmuar duke kryer ekzekutime pas marrjes nga serbët të Srebrenicës në Bosnjen lindore.

Prokurorët e Gjykatës së Hagës në gjyqin e ish presidentit jugosllav Sllobodan Millosheviç e paraqitën videokasetën dje, gjatë dëshmive në këtë gjykatë. Rreth 8 mijë burra dhe djem myslimanë u vranë pas rënies së Srebrenicës në vitin 1995.

Njoftimi i zotit Koshtunica u bë ndërkohë që ai takohej në Beograd me kryeprokuroren e Gjykatës së Hagës, Karla del Ponte. Zonja Del Ponte u shpreh pozitivisht për ndalimet por përsëri bëri thirrje për arrestimin e personave të dyshuar për krime lufte, ish udhëheqësin e serbëve të Bosnjes, Radovan Karaxhiç dhe komandantin e tij të ushtrisë, Ratko Mlladiç.

Presidenti i Serbisë dhe Malit të Zi, Svetozar Maroviç, më pas u shpreh dakord me rëndësinë që do të kishte arrestimi i gjeneralit Mlladiç.

XS
SM
MD
LG