Lidhje

Irak: vriten 23 persona nga tre shperthime në Irakun verior


Të paktën 23 veta gjetën vdekjen nga shpërthime me bomba në Irakun verior, përfshi një trupërojë të zëvendës kryeministrit kurd të Irakut.

Shpërthimi më vdekjeprurës shkatërroi një restorant në qytetin verior Tuz Kur-Matu ku trupërojet e zëvendës kryeministrit Roj Shaways po hanin darkë. Policia tha se 12 vetë u vranë dhe të paktën 40 të tjerë u plagosën. Zoti Shaways nuk ishte në restorant në kohën e shpërthimit.

Në Kirkuk, policia tha se një shofer vetëvrasës që mesa duket kishte si objektiv një autokolonë me diplomatë amerikanë vrau të paktën dy kalimtarë në hyrje të një firme shtetërore nafte.

Në Mosul policia tha se dy motoçikleta të parkuara të mbushuara me lëndë shpërthyese u aktivizuan në afërsi të një kafeneje duke vrarë të paktën 5 irakianë. Në Bakuba një sulm vetëvrasës kundër një autokolone të qeverisë irakiane vrau të paktën katër veta përfshi një nga drejtuesit e qeverisë provinciale.

XS
SM
MD
LG