Lidhje

Roboti Oportuniti vazhdon kërkimet në planetin Mars


Roboti Opportunity i dërguar në sipërfaqen e planetit Mars arriti të çlirohet nga rëra ku ishte bllokuar që prej 5 javësh. Shkencëtarët e NASA-s konfirmuan dje se roboti me 6 rrota, i cili muajin e fundit kishte lëvizur vetëm 30 centimetra, më në fund arriti të dalë nga rëra e thellë në formë pluhuri ku ishte bllokuar. Inxhinjerët do të bëjnë tani vëzhgime të mëtejshme të sipërfaqes së Marsit me anë të kamerës së robotit para se të vendosin se ç’ drejtim tjetër do ti japin atij.

Roboti Opportunity dhe roboti tjetër Spirit, u dërguan në sipërfaqen e Marsit në janar 2004 dhe misioni i tyre ishte planifikuar të mbaronte brenda 90 ditësh. Por megjithëse kanë kaluar 16 muaj, të dy robotët vazhdojnë të funksionojnë dhe kanë përshkuar më shumë se 5 kilometra në sipërfaqen e planetit.

XS
SM
MD
LG