Lidhje

Hormon për nxitjen e besimit; Pesticidet; E qeshura dhe mbipesha; Lëkura e mollës së kuqe


Idea se një hormon i marrë në formë pikash nëpërmjet hundës nxit ndjenjën e besimit, krijon shqetësime se prej tij mund të përfitojë çdo mashtrues e gënjeshtar.

Por krijimi i një ilaçi për nxitjen e besimit në vetvete dhe ndaj njëri tjetrit ishte objektivi i ekonomistit dhe neurologut Paul Zak kur ai filloi punën për këtë qëllim disa kohë më parë.

Ai ia kushtoi studimin një lloj hormoni të quajtur Oksitocinë, që nxit dërgimin e sinjaleve në tru gjatë intimitetit, përfshi lidhjet nënë-fëmijë.

Studimi përfshiu një grup studentësh. Atyre iu dhanë nga 10 dollarë secilit duke iu thenë se nëse ata ia jepnin dollarët një personi që nuk e njihnin, shuma e tyre do të trefishohej.

45 përqind e atyre që morrën hormonin oksitocin, ua dhanë paratë personave të pa njohur duke besuar se shuma e dhënë do t‘u kthehej trefish, pra 45 përqidn, shifër kjo dy here më e lartë krahasuar me studentët që nuk morrën oksitocin.

Shkencëtarët thonë se në të ardhmen të afërt hormoni oksitocin mund të përdoret për personat që vuajnë nga paranoja apo mania e persekutimit. Por hormoni oksitocin mund të përdoret edhe nga mashtruesit e gënjeshtarë. Mjeku Paul Zak thotë se një mundësi e tillë nuk përjashtohet, por ilaçi nuk është aq i fuqishëm sa t’i bëjë njerëzit të humasin llogjikën e të besojnë me sy mbyllur.

Pesticidet

Zyrtarët e shëndetësisë thonë se mjeti për të luftuar mushkonjat dhe viruset që rrjedhin nga pickimi i tyre është spërkatja me pesticide. Për shumë njerëz spërkatja me kimikate sjell shqetësimin se ato mund të krijojnë probleme shëndetësore. Por ekspertët thonë se një nivel i ulët pesticidesh nuk përbën rrezik për shëndetin e njeriut.

Studim i kryer në tre shtete amerikane tregon se njerëzit në zonat e spërkatura me pesticide nuk kanë në organizmin e tyre nivele më të larta kimikatesh sesa personat që banojnë në zona të tjera.

Nga studimi doli se të vetmit persona me nivele të larta kimikatesh ishin ata që rregullisht ndeshen me lendë kimike në vendet e punës apo të banimit.

Në përgjithësi, zonat në rrezik nga virusi i Nilit perëndimor u janë nështruar spërkatjeve me pesticide. Publiku here pas here ka shprehur shqetësim se përdorimi në shkallë të gjërë i kimikateve mund të shkaktojë infektim të lëlurës, probleme në mushkri, shqetësime në stomak e çrregullime në tru e ndoshta paraliza.

Studimi tregon se në periudhë afatshkurtër këto pesticide nuk shkaktojnë probleme, por ekspertët thonë se nevojiten studime të mëtejshme për të pare nëse ekspozimi ndaj pesticideve në mënyrë të vazhdueshme dhe afatgjatë, qoftë edhe në nivele të ulta, mund të jenë të dëmshme për organizmin e njerit.

E qeshura dhe mbipesha

Një studim nga shkencëtarët e universitetit Vanderbild në Nashville të shtetit Tenesi, tregon nuk është vetëm fizkultura që ndihmon në djegien e kalorive të trupit, por është edhe e qeshura. Ata thonë se ruajtja e një gjendje të gëzueshme me të qeshura të vazhdueshme mund të ndihmojë në djegien e kalorive, në sasi të ngjashme me atë që përmban një copë çokollate. Rezultat e studimit u paraqitënë prag të kongresit vjetor evropian mbi problemet e mbipeshës, që u zhvillua në Greqi.

Vlerat e lekurës së mollës

Ndërkohë nga një studim i shkencëtarëve kanadezë del se lëkura e mollës së kuqe ka përqëndrimin më të lartë të anti-oksidantëve, substanca kimike që besohet se ndihmojnë në luftën kundër disa sëmundjeve. Sipas studimit, molla është mirë të hahet e paqëruar dhe se lëkura e mollës së kuqe përmban 6 herë më shumë antioksidante sesa vetë molla. Por ka njerëz që nuk e pëlqejnë lëkurën e mollës. Për njerëz të tillë, studimi rekomandon një lloj molle e quajtur Northern Spy,që është varieteti i mollës me përmbajtjen më të lartë të substancave antioksidante.

XS
SM
MD
LG