Lidhje

Gjykata e Hagës kërkon shtyrjen e afatit për përmbushjen e detyrës


Gjykata e Kombeve të Bashkuara për krimet e luftës refuzoi kërkesën e palës mbrojtëse për të liruar nga të gjitha akuzat një komandant të myslimanëve të Bosnjes, por e shfajësoi atë për dy akuza për plaçkitjen e fshatrave serbe.

Gjykata e Hagës vendosi që Naser Oric duhet të përballet me akuzat për vrasje dhe keqtrajtime të civilëve. Zoti Oric komandoi forcat e myslimanëve të Bosnjes në Srebrenicë derisa u tërhoq dy muaj para se trupat serbe të merrnin nën kontroll enklavën në Bosnje-Hercegovinën lindore ku u masakruan 8 mijë burra dhe djem myslimanë.

Gjykata hoqi dy nga akuzat lidhur me plaçkitjen dhe sulmet në fshatrat serbe. Gjykatësit thanë se artikujt e plaçkitur nuk ishin të nevojshëm për luftën apo jo aq të rëndësishëm për tu marrë në shqyrtim nga gjykata.

Kryetari i trupit gjykues së Gjykatës së Kombeve të Bashkuara për Krimet e Luftës informoi Këshillin e Sigurimit se gjykata nuk do të jetë në gjendje të përmbushë detyrën e saj sipas kufirit kohor të vendosur për vitin 2008.

Presidenti i gjyaktës Teodor Meron, në një letër dërguar këshillit të sigurimit thotë se gjykata po punon me të gjitha mundësitë por nuk mund të përfundojë punën e saj deri në arrestimin dhe gjykimin e tre të dyshuarve më të kërkuar, Radovan Karaxhiç, Ratko Mlladiç dhe Ante Gotovina. Të tre ata përballen me akuza për sulme kundër civilëve gjatë luftimeve në vitin 1990 në Bosnje-Hercegovinë dhe Kroaci.

Gjykatësi Meron citoi shtatë aktakuza të reja të pashpallura, procesin e ngadalshëm të gjykimit dhe transferimin e çështjeve në gjykatat vendore në Ballkan si faktorë për shtyrjen e afatit të gjykatës. Këshilli i Sigurimit kishte vendosur vitin 2008 si kufirin kohor për përfundimin e gjykimeve dhe vitin 2010 për apelimet.

XS
SM
MD
LG