Lidhje

Sllobodan Milloshevic i bëri sfidë vërtetësisë së një video-kasetes nga luftimet në Srebrenicë


Ish presidenti jugosllav Sllobodan Milloshevic i bëri sfidë vërtetësisë së një video-kasete, në të cilën shikohen forca para-ushtarake sërbe që ekzekutojnë myslimanë të arrestuar pas rënies së Srebrenicës.

Zoti Milloshevic tha në Gjykatën e Hagës për krimet e luftës se videoja nuk përmban datë dhe vuri në dyshim në se vdekjet kishin ndodhur me të vërtetë në Srebrenicë.

Prokurori Greoffrey Nice u përgjigj duke thënë se do të paraqesë dëshmitarë për të konfirmuar vendin dhe kohën e filmimit. Videoja paraqet një njësi paraushtarake të ministrisë së brëndshme sërbe që mer pjesë aktivisht në masakrimin e më shumë se 7 mijë meshkujve myslimanë pas rënies së Srebrenicës.

Ndërkohë, kryeministri sërb Vojisllav Koshtunica u tha gazetarëve në Romë se personat përgjegjës për vrasjet në Srebrenicë duhet të nxirren para drejtësisë.

XS
SM
MD
LG