Lidhje

Shtetet e Bashkuara rifilluan ndihmën ekonomike për Serbinë dhe Malin e Zi


Shtetet e Bashkuara rifilluan ndihmën ekonomike për Serbinë dhe Malin e Zi si përgjigje ndaj përmirësimit të bashkëpunimit të Beogradit me Gjykatën e Hagës.

Vendimin e njoftoi sot në Beograd nënsekretari amerikan i shtetit Nicholas Burns pas bisedimeve me kryeministrin e Serbisë Vojisllav Koshtunica dhe zyrtarë të tjerë. Zoti Burns vlerësoi lart zotin Koshtunica për faktin që brenda këtij viti u arrit të binden një numër personash të akuzuar për krime lufte që t’i dorëzohen Gjykatës. Ai shprehu gjithashtu besim se një ndër njerëzit kryesorë të akuzuar për krime lufte, gjenerali Ratko Mlladiç, do të dorëzohet në Hagë.

Në muajin janar, Shtetet e Bashkuara bllokuan më shumë se 10 milion dollarë ndihma për Serbinë dhe Malin e Zi, për shkak të mosbashkëpunimit të Beogradit me Gjykatën e Hagës.

XS
SM
MD
LG