Lidhje

Momcilo Perisiç lirohet me kusht nga Gjykata e Hagës


Gjykata e Kombeve të Bashkuara për krimet e luftës miratoi lirimin me kusht të ish shefit të shtabit të Ushtrisë jugosllave, gjeneral Momcilo Perisiçit.

Gjenerali nuk i pranoi 13 akuzat e ngritura në muajin mars kundër tij për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Ato përfshijnë akuzat se trupat nën komandën e tij sulmuan Zagrebin, kryeqytetin e Kroacisë dhe kryen akte mizore gjatë konfliktit boshnjak.

Akuzat përfshijnë masakrimin e më shumë se 7 mijë burrave dhe djemve myslimanë nga forcat sërbe, pas marrjes nën kontroll të Srebrenicës në vitin 1995. Gjeneral Perisici iu dorëzua Gjykatës së Hagës në fillim të këtij viti.

XS
SM
MD
LG