Lidhje

Dialogu Prishtinë-Beograd: numri i të kthyerve në Kosovë ende i vogël


Grupet Punuese të Prishtinës dhe Beogradit për çështjen e kthimit të personave të zhvendosur nga Kosova, thanë sot në Prishtinë se numri i të kthyerve është ende i vogël.

Sipas shënimeve zyrtare që nga vitit 1999 në Kosovë janë kthyer rreth 12 mijë vetë, pjesa më e madhe e të cilëve janë të përkatësisë kombëtare serbe. Këto komente pasuan takimin e dytë rreth kësaj çështjeje, që është një nga standardet parësore që duhet përmbushur para zgjidhjes së statusit politik të Kosovës.

Përfaqësuesi i Komisariatit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatë, Goldfrid Kefner, i cili kryeson këto bisedime tha se kthimi nuk matet dhe nuk vlerësohet me numra, por me shkallën e krijimit të kushteve për kthim të qëndrueshëm.

Takimi i parë rreth kësaj çështjeje është mbajtur në Beograd më 12 maj, ndërsa takimet e ardhshme pritet të mbahen çdo muaj.

XS
SM
MD
LG