Lidhje

Irak: 24 të vrarë në një valë sulmesh në Irak


Një zyrtar në Irak vlerësoi lart operacionin në shkallë të gjerë kundër kryengritësve ndërkohë që autoritetet thonë se 24 persona janë vrarë sot në një valë sulmesh në zonën e Bagdadit.

Ministri i brendshëm i Irakut Bayan Jabor tha se Operacioni Vetëtima ka çuar në arrestimin e 1 mijë e 300 terroristëve dhe konfiskimin e dhjetra armëve. Ai tha se forcat e sigurimit kanë’ bërë që numri i shpërthimeve të makinave bombë të bjerë ndjeshëm.

Njoftimi bëhet ndërkohë që një ish-anëtar i një njësie komando hodhi veten në erë brenda selisë së kësaj njësie, duke shkaktuar vdekjen e tre personave. Zyrtarët thonë se autori i sulmit vetëvrasës ishte veshur si polic kur hyri në ndërtesë.

Ndërkohë kryengritësit hapën zjarr ndaj një mikrobusi që transportonte punëtorë ndërtimi në kryeqytetin irakian, duke vrarë të paktën 11 irakianë dhe duke plagosur tre të tjerë.

Të paktën 10 persona u vranë në një sulm me bombë gjatë natës në një lagje shiite në Bagdad. Ndërsa një person kreu një sulm vetëvrasës para ambasadës sllovake në Bagdad, duke plagosur katër persona.

XS
SM
MD
LG