Lidhje

Itali: referendum për kufizimet mbi praktikat e riprodhimit artificial


Italianët po hedhin votat në një referendum dy ditësh që do të vendosë nëse do të lehtësohen kufizimet e vendosura nga një ligj i ri mbi praktikat për riprodhimin me metoda artificiale. Rezultati i referendumit do të shihet si provë e ndikimit të Kishës Katolike në Itali. Ipeshkvët u kanë bërë thirrje votuesve italianë ta bojkotojnë referendumin, pasi një pjesëmarrje nën 50 për qind do ta linte të pandryshuar ligjin mbi praktikat për riprodhim.

Versioni aktual i ligjit kufizon përdorimin e spermës dhe vezëve të dhuruara për të ndihmuar në krijimin e fetusit, si dhe praktikën e transplantimit të vezës së fekonduar nga një grua që nuk është në gjendje të lindë, në një grua tjetër. Italia ndalon gjithashtu përdorimin e embrioneve njerëzore për studime shkencore.

Anketat tregojnë se elektorati është i ndarë thuajse barabar pro dhe kundër ndryshimit të ligjit. Rezultatet e votimit do të bëhen publike nesër mbrëma. Qendrat e votimit janë të hapura për 22 orë sot dhe nesër.

XS
SM
MD
LG