Lidhje

Presidenti i Bankës Botërore vazhdon turneun në Afrikë


Presidenti i Bankës Botërore Pol Ulfovic u shpreh shumë i gëzuar nga marrëveshja historike ndërmjet vendeve më të pasura të botës për t’u falur borxhet e huaja të disa prej vendeve më të varfëra të botës. Zoti Ulfovic e vlerësoi të dielën planin, pasi mbërriti në Nigeri, ndalesa e tij e parë në kuadër të turneut që po zhvillon në Afrikë, ku përfshihen vizita në Burkina Faso, Ruandë dhe Afrikën e Jugut.

Udhëtimi pason një marrëveshje historike të arritur nga ministrat e financave të Grupit të Tetëshes për t’u falur borxhin prej 40 miliard dollarësh 18 prej vendeve më të varfra në botë, pjesa më e madhe e të cilave janë vende afrikane.

Nigeria, vendi me popullsinë më të madhe në Afrikë, ka kërkuar që t’i falet borxhi i huaj prej 35 miliardë dollarësh. Zoti Ulfovic tha se është optimist se Nigerisë do t’i falet një pjesë e borxhit.

XS
SM
MD
LG