Lidhje

Irak: Nacionalisti Masud Barzani zgjidhet president rajonal


Ligjvënësit kurdë në Irakun Verior zgjodhën nacionalistin Massoud Barzani si president të rajonit, duke u premtuar kurdëve më tepër autonomi pas dekada shtypjeje nën regjimin e Sadam Husseinit. Zoti Barzani, Kryetar i Partisë Demokratike të Kurdistanit, do të bëjë zyrtarisht betimin të martën. Rivali i tij që prej një kohe të gjatë, Xhalal Talabani, i Unionit Patriotik të Kurdistanit, u bë kryetar i qeverisë së koalicionit në Irak, të zgjedhur disa muaj më parë.

Në zhvillime të tjera, kryengritësit liruan të dielën gazetaren franceze Florence Aubenas dhe shoferin e saj, që ishin marrë peng në Bagdad 5 muaj më parë. Zonja Aubenas u kthye sonte në Paris. Ndërkohë, ushtria irakiane në Bagdad, thotë se trupat e 20 burrave të paidentifikuar u gjetën brenda zonës së luftimeve në periferi të Bagdadit. Të premten policia në provincën e Anbarit Perëndimor njoftoi se gjeti trupat e 21 burrave të ekzekutuar, të cilët mendohet se janë ushtarë irakianë.

XS
SM
MD
LG