Lidhje

Kushtetuta e BE-së


Bashkimi Evropian po ndeshet me trysni në rritje për të shtyrë afatin e ratifikimit të kushtetutës së re të bllokut, që skadon në tetor 2006.

Sot në Bruksel kryeministri suedez Goran Person u tha anëtarëve të Parlamentit Evropian se ka ardhur koha që blloku të analizojë të ardhmen e traktatit.

Ai tha se Suedia mund të vonojë ratifikimin e kushtetutës nëse takimi i ardhshëm i nivelit të lartë i Bashkimit Evropian nuk shqyrton më së miri arsyet përse votuesit në Francë dhe Holandë e hodhën poshtë dokumentin.

Udhëheqësit e Bashkimit Evropian do të diskutojnë fatin e traktatit në një takim të nivelit të lartë që fillon të enjten në Bruksel, ndërkohë që ka shenja të shumta se disa vende mund ta shtyjnë ose ta anulojnë votimin për kushtetutën para afatit të tetorit 2006.

XS
SM
MD
LG