Lidhje

NATO-ja do të dërgojë 2 mijë trupa të tjera në Afganistan


Aleanca e Natos njoftoi se do të dërgojë 2 mijë trupa të tjera në Afganistan para zgjedhjeve parlamentare në këtë vend në muajin shtator.

Një zëdhënëse e forcave paqeruajtëse të Natos në Afganistan, tha se trupat e reja do të mbërrijnë në korrik, rreth 6 javë para zgjedhjeve.

Aleanca e Natos ka mbi 8 mijë trupa në Afganistan.

Njoftimi i sotëm u bë ndërsa Presidenti i Afganistanit Hamid Kharzai tha se në periudhën para zgjedhjeve, mund të shtohen sulmet dhe aktetet e terrorizmit.

Këto do të jenë zgjedhjet e para parlamentare në Afganistan që pas rrëzimit të regjimit teleban në vitin 2001.
XS
SM
MD
LG