Lidhje

Presidenti Bush po përpiqet ta rikthejë vemendjen e publikut tek Iraku dhe ekonomia


Presidenti Bush po përpiqet t’u kundërvihet shifrave të ulta që tregojnë anketat për të duke e drejtuar përsëri vemendjen e publikut tek Iraku dhe përpjekjet e tij për të përmirësuar ekonominë amerikane. Demokratët thonë se planet e presidentit për të reformuar programin amerikan të pensioneve, do të dëmtojë fermerët e vegjël.

Zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë thonë se presidenti Bush po fillon një fushatë për ta përqendruar më tepër vemendjen tek dy shqetësime kryesore të amerikanëve: lufta në Irak dhe ekonomia e Shteteve të Bashkuara.

Anketat e opinionit tregonin këtë javë nivelin më të ulët të mbështetjes për presidentin Bush gjatë gjithë mandatit të tij presidencial. Presidenti shfrytëzoi fjalimin e përjavshëm në radio për t’u kujtuar amerikanëve lidhjen që sipas tij ekziston midis sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001 dhe ndërhyrjes amerikane në Irak. "Ne hymë në luftë sepse u sulmuam dhe sot jemi në luftë sepse ende ka njerëz që duan t’ibëjnë dëm vendit dhe qytetarëve tanë. Disa njerëz mund të mos jenë dakord me vendimin tim për heqjen e Saddam Husseinit nga pushteti, por të gjithë jemi dakord se terroristët e botës e kanë kthyer tani Irakun një front qendror në luftën kundër terrorit."Anketa më e re e rrjetit televiziv CBS News dhe e gazetës New York Times tregon se vetëm 37 përqind e amerikanëve e miratojnë politikën e Presidentit Bush për Irakun. Kjo shifër ishte 45 përqind në muajin shkurt.

Sipas anketës, dy të tretat e amerikanëve mendojnë se vendi po ecën në drejtimin e gabuar, dhe se diçka më shumë se gjysma e tyre e miratojnë punën që po bën zoti Bush si president.

Presidenti thotë se ai nuk u kushton vemendje anketave dhe se mbetet i përqendruar te programi i tij.

Megjithatë, zëdhënësi I Shtëpisë së Bardhë, Scott McClellan thotë se presidenti do të fillojë të flasë më shumë rreth Irakut në javët e ardhëshme. Të premten, presidenti do të takohet me kryeministrin irakian ndërsa të marten tjetër, do të mbajë një fjalim mbi përvjetorin e pare të transferimit të sovranitetit në Irak.

Zoti Bush e shfrytëzoi fjalimin e tij të së shtunës në radio për të filluar ta përqendrojë më tepër vemendjen te Iranu ndërkohë që amerikanët po i shqetëson gjithnjë e më tepër shtimi i numrit të viktimave atje. Gjatë një periudhe prej pak më shumë se dy vjetësh, në Irak kanë humbur jetën më se 1700 ushtarë amerikanë.

Presidenti tha se ky nuk është një mission i lehtë dhe nuk do të përfundojë brenda natës, por ai është i vendosur që fitorja të arrihet me çdo kusht. "Trupat tona janë duke luftuar terroristët në Irak në mënyrë që neve të mos na duhet të përballemi me ta këtu në shtëpinë tone. Ne mbajmë zi për secilin prej këtyre burrave dhe grave trime që kanë dhënë jetën për lirinë tone. Terroristët e dine se ata nuk mund t’I mposhtin dot trupat tona prandaj ata përpiqen të dobësojnë vendosmërinë e vendit tone."Presidenti po përpiqet gjithashtu ta ripërqendrojë vemendjen e publikut tek përmirësimi i ekonomisë amerikane dhe planet e tij për reformimin e programit federal të pensioneve, ose të sigurimeve shoqërore.

Në fjalimin e demokratëve në radio, kongresmeni Bob Etheridge i Karolinës së Veriut, tha se plani i presidentit do të dëmtonte fermerët e vegjël, të cilët varen nga sigurimet shoqërore për pensionet. //az//

XS
SM
MD
LG