Lidhje

Afganistan: 7 ushtarë dhe 5 policë afganë vriten në luftimeve 


Trupat afgane dhe amerikane, të mbështetura nga avionë dhe helikopterë ushtarakë goditën strehimet e talebanëve në pjesën jugore të Afganistanit për të dytën ditë radhazi, duke vrarë më shumë se 60 ekstremistë.

Zyrtarët afganë thonë se 7 ushtarë dhe 5 policë afganë janë vrarë gjatë luftimeve të ashpëra në afërsi të kufirit me Pakistanin.

Ata thonë se 5 ushtarë amerikanë dhe dy policë afganë u plagosën në përpjekjen që shpërtheu dje vonë në një rajon mes Kandaharit dhe Zabolit. Rreth 30 kryengritës u kapën.

Ndërkaq, zyrtarë të lartë afganë po i bëjnë thirrje Pakistanit fqinj të godasë ekstremistët që fshihen në teritorin e tij.

Presidenti afgan, Hamid Karzai, dhe homologu i tij pakistanez, Pervez Musharraf, ranë dakord të forcojnë bashkëpunimin në fushën e sigurimit midis dy vendeve gjatë një bisede telefonike dje.

XS
SM
MD
LG