Lidhje

Shtetet e Bashkuara dhe Franca i bëjnë thirrje Sirisë që të tërhiqet plotësisht nga Libani


Sekretarja amerikane e shtetit, Condoleezza Rice dhe homologu i saj francez i bënë thirrje Sirisë të respektojë një rezolutë të OKB-së e cila kërkon tërheqjen e saj të plotë nga Libani dhe dhënien fund të ndërhyrjes së huaj në vend.

Zonja Rice dhe ministri francez Filip Duste Blazi, diskutuan për këtë çështje sot gjatë takimit të ministrave të jashtëm të tetëshes të mbledhur në Londër. Siria thotë se e ka përfunduar tërheqjen e trupave dhe të personelit të zbulimit nga Libani në muajin prill.

Por një zyrtar i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit i cili komentoi në Londër me kusht që të mos identifikohej me emër, tha se Shtetet e Bashkuara janë të sigurta që në Liban ka ende agjentë sirianë të zbulimit të cilët po krijojnë paqendrueshmëri. Ai tha se Uashingtoni është jashtëzakonisht i shqetësuar rreth gjendjes në Liban pas një vargu vrasjesh që ndodhën në fillim të këtij muaji.

XS
SM
MD
LG