Lidhje

Iran: Fituesi i zgjedhjeve presidenciale mbështet një shtet islamik


Konservatori Mahmoud Ahmadinejad që fitoi zgjedhjet presidenciale në Iran thotë se do që vendi i tij të jetë një shtet islamik i fortë dhe modern.

Në deklaratën e tij të parë, pas fitores ndaj ish-Presidentit Ali Akbar Hashemi Rafsanjani në raundin e dytë të zgjedhjeve dje, zoti Ahmadinejad foli me një ton pajtues, duke thënë se tani i gjithë rivaliteti duhet kthyer në miqësi.

Sipas rezultateve zyrtare, zoti Ahmadinejad mori 62 për qind të votave, ndërsa zoti Rafsanjani mori 36 për qind të votave.

Zoti Rafsanjani shprehu pakënaqësinë duke thënë se ishin shpenzuarmiliona në një fushatë të pandershme zgjedhjesh, që sipas tij kishte si qëllim të dëmtonte imazhin e tij dhe të familjes së tij. Ai gëzonte mbështetjen e reformistëve dhe iranianëve të pasur që i druheshin rikthimit tek rregullat e ashpra islamike dhe izolimit të mëtejshëm nga perëndimi.

Zoti Ahmadinejad, që merr detyrën në gusht, bëri për vete të besimtarët e varfër me jetesën e tij të thjeshtë dhe premtimet për të luftuaer korrupsionin dhe për ta ndarë më drejt pasurinë e naftës në vend.

Bursa në Iran pësoi një rënie të fortë, pasi investitorët e shqetësuar shitën aksionet e tyre. Mesa duket për të zbutur frikën e investitorëve, agjencitë iraniane të lajmeve botuan një deklaratë ku thuhej se zoti Ahmadinejad kishte mbështetur me forcë tregjet e kapitalit gjatë fushatës së zgjedhjeve.

XS
SM
MD
LG