Lidhje

Iran: Presidenti i ri angazhohet të punojë për paqen


Presidenti i ardhshëm konservator i Iranit Mahmoud Ahmadinexhad thotë se do të përpiqet për paqen dhe do të ndjekë praktika të moderuara dhe shtoi se ekstremizmi nuk do të pranohet në administratën e tij. Në komentet e tij të para që pas fitores në zgjedhje të premten, zoti Ahmadinexhad tha se qeveria e tij do të vazhdojë bisedimet bërthamore me Bashkimin Evropian.

Ai e kushtëzoi suksesin e këtyre bisedimeve me njohjen nga Perëndimi të së drejtës së Iranit për të prodhuar energji bërthamore për synime paqësore. Ai shtoi se Irani do të vazhdojë atë që e cilësoi si rruga e përparimit, dhe tha se qeveria e tij nuk ka ndonjë nevojë të ndjeshme për të përmirësuar lidhjet me Shtetet e Bashkuara.

Administrata e Presidentit Bush e ka akuzuar Iranin se po përpiqet të prodhojë në mënyrë sekrete një bombë atomike, një akuzë që Teherani e ka hedhur poshtë. Të dielën zoti Ahmadinejad tha se Irani ka nevojë për energji bërthamore të cilën ta përdorë për kërkime mjekësore dhe për prodhimin e energjisë elektrike.

Në Uashington, Sekretari amerikan i Mbrojtjes Donald Rumsfeld tha se zgjedhjet e së premtes ishin një farsë dhe shtoi se zoti Ahmadinaxhad nuk është element demokrat. Ai gjithashtu parashikoi që vetë populli iranian do ta gjykojë atë si papranueshëm.

XS
SM
MD
LG