Lidhje

Vatikani fillon zyrtarisht procesin e lumturimit të Papa Gjon Palit


Procesi i lumturimit të Papa Gjon Palit të Dytë filloi sot zyrtarisht në Romë. Procedura fillon me betimin e personave përgjegjës për procesin se do të kërkojnë me objektivitet të vërtetën ndërsa shqyrtojnë çështjen.

Lumturimi është hapi i fundit para shenjtërimit në Kishën Katolike. Papa Benedikt vendosi të mos presë 5 vjet, dhe ta fillojë procesin vetëm 3 muaj pas vdekjes së tij në prill. Vatikani duhet të gjejë prova për të paktën dy mrekulli që lidhen drejtëpërdrejtë, përmes lutjeve me Papa Gjon Palin pas vdekjes, në mënyrë që të bëhet shenjtërimi i tij. Të paktën një mrekulli duhet për lumturimin.

Procesi për konfirmimin e saj mund të zgjasë disa vjet. Papa Gjon Pali i Dytë kryesoi Kishën Katolike për 26 vjet. Në ceremoninë e varirmit të tij besimtarë të shumtë kërkuian që ai të shpallej shent sa më shpejt.

XS
SM
MD
LG