Lidhje

Komisioni Evropian  propozoi zyrtarisht hapjen e bisedimeve të anëtarësimit me Turqinë


Komisioni Evropian, organi ekzekutiv i Bashkimit Evropian, propozoi zyrtarisht hapjen e bisedimeve të anëtarësimit me Turqinë.

Komisioni tha sot se Bashkimi Evropian ka në plan t’i hapë bisedimet më 3 tetor, megjithë dyshimet në Evropë për anëtarësimin e mundshëm të Turqisë.

Komisioneri evropian për zgjerimin, Olli Rehn tha se është në interes të Evropës që të ketë bnreda gjirit të saj një Turqi të qëndrueshme, demokratike dhe të begatë. Komisioni theksoi gjithsesi se hapja e bisedimeve, që nuk kanë afat përfundimi, nuk garanton anëtarësimin e Turqisë në Bashkimin Evropian. Ky vend duhet të plotësojë gjithë detyrimet e një anëtari të Bashkimit Evropian për t’u anëtarësuar dhe anëtarësimi, siç thuhe tnë deeklaratë, nuk mund të bëhet para vitit 2014.

Komisioni Evropian vuri në dukje shqetësimet rreth zgjerimit dhe u bëri thirrje udhëheqësve evropianë të fillojnë një dialog publik dhe serioz me shtetasit e vendeve të tyre për anëtarësimin e Turqisë. Propozimi për fillimin e bisedimeve me Turqinë duhet të miratohet tani nga të 25 vendet anëtare.

XS
SM
MD
LG