Lidhje

Teherani u kundërvihet akuzave kundër presidentit Ahmadinexhad


Ministria e Jashtme e Iranit thotë se thëniet se presidenti i porsazgjedhur kishte marrë pjesë në krizën e pengjeve në Teheran në vitin 1979, janë pjesë e një fushate shpifjesh. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme sot i paralajmëroi evropianët të mos bien në atë që ai e quajti “kurth i mediave sioniste”.

Anëtarë të Bashkimit Evropian po negociojnë me Iranin që ky vend t’i japë fund veprimtarive të tij bërthamore. Presidenti i ri Mahmud Ahmadinejad ka mohuar të ketë lidhje me marrjen peng të punononjësve të amabsadës amerikane në Teheran. Por disa ish-pengje thonë se e njohin zotin Ahmadinejad, si njërin prej personave që i kishin marrë peng. Shtëpia e Bardhë thotë se po heton lidhur me akuzat.

XS
SM
MD
LG