Lidhje

SHBA: Festohet 229-vjetori i pavarësisë


Në mbarë Shtetet e Bashkuara amerikanët festojnë më 4 Korrik Ditën e Pavarësisë me fishekziare, parada, tubime patriotike dhe piknikë. Në Uashington, festimet filluan me një paradë në qendër të kryeqytetit me banda muzikore nga mbarë vendi.

Në mbrëmje në qendër të Uashingtonit mbahet një koncert, i cili transmetohet në të gjithë vendin dhe një nga shfaqjet më të mëdha me fishekziarë. 4 korriku është dita e themelimit të Shteteve të Bashkuara 229 vjet më parë në vitin 1776 kur ligjvënësit nga 13 kolonitë e para amerikane shpallën pavarësinë nga Britania.

Duke folur në universitetin West Virginia, presidenti Bush tha se ideali i lirisë është i shtrenjtë dhe ja vlen të mbrohet. Ai falenderoi trupat amerikane në detyrë dhe 25 milionë veteranë të luftës për shërbimin e tyre ndaj atdheut.

XS
SM
MD
LG