Lidhje

Shqipëri: Partia Demokratike kryeson ndaj Partisë Socialiste


Rezultatet e para paraprake nga zgjedhjet në Shqipëri tregojnë se Partia Demokratike e opozitës kryeson në votimet për të cilat vëzhguesit thanë se i plotësuan vetëm pjesërisht standartet ndërkombëtare.

Shpallja e rezultatit vazhdon të shtyhet për shkak të problemeve me numërimin e votave.

Rezultatet paraprake tregojnë se demokratët kryesojnë në 53 zona dhe socialistët në 35. Si Kryeministri Fatos Nano edhe udhëheqësi i Partisë Demokratike Sali Berisha kanë shprehur besim për fitoren.

Zgjedhjet e lira e të drejta janë konsideruar si të rëndësishme për aspiratat e Shqipërisë për t’u anëtarësuar në institucionet euro-atlantike. Por në raportin e saj OSBE-ja, shprehej se zgjedhjet patën pëarregullsi dhe pati të paktën një incident të dhunshëm.

Departamenti amerikan i Shtetit u bëri thirrje gjithë partive dhe udhëheqësve të zbatojnë me përpikmëri kodin zgjedhor dhe të ndjekin procedurat përkatëse ligjore.

XS
SM
MD
LG