Lidhje

Departamenti i Shtetit u bën thirrje forcave politike të bashkëpunojnë


Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Sean McCormack, u bëri thirrje mbrëmë forcave politike shqiptare që të bashkëpunojnë për formimin e një qeverie të re e cila të vazhdonte reformat e nevojshme për integrimin e vendit në strukturat euro-atlantike.

Zëdhënësi McCormack theksoi se në procesin fillestar të zgjedhjeve u vunë re disa proleme që kishin të bënin kryesisht me listat e votuesve dhe me përdorimin e medias.

“Ne mendojmë, tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, se periudha e tanishme e numërimit të votave është me rëndësi kritike për të matur përparimin në zgjedhje”.

Tani për tani, tha zëdhënësi, po i kufizojmë komentet tona në thirrjen që u bëjmë të gjitha forcave politike për të punuar së bashku në frymën e bashkëpunimit për formimin e një qeverie të re e cila të vazhdojë reformat e nevojshme për të nxitur më tej integrimin e Shqipërisë në komunitetin euroatlatik.

Mendoj se tani duhet të presim që procesi zgjedhor ta thotë deri në fund fjalën e tij, u shpreh zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Sean McCormack.

XS
SM
MD
LG