Lidhje

Pas 65 vjetësh, projekt për pastrimin e skulpturës së katër presidentëve amerikanë


Për herë të parë pas 65 vjetësh, një skulpturë gjigande e katër presidentëve amerikanë në Memorialin Kombëtar në malin Rushmore do të pastrohet nga pluhuri duke përdorur ujin me presion.

Një kompani gjermane e pastrimit ka dhuruar si punën falas të ekipit të saj ashtu edhe makineritë që do të fillojnë projektin e pastrimit në shtetin amerikan të Dakotës së Jugut i cili do të zgjasë pesë javë. E njëjta kompani realizoi projektin për pastrimin e Statujës së Lirisë dy vjet më parë.

Në procesin e pastrimit nuk do të përdoret asnjë kimikat; uji i ngrohur në 100 gradë celcius do të hidhet me presion të lartë mbi statujat për të hequr pluhurin dhe mbeturinat e grumbulluara për dekada të tëra.

Skulptura është vepër e artistit Gutzon Borglum, i cili nga viti 1927 në 1941, skaliti fytyrat e George Washingtonit, Thomas Jeffersonit, Theodore Rooseveltit dhe Abraham Linkolnit në 21 blloqe graniti. Skuptura në mal është 18 metra e lartë.

XS
SM
MD
LG