Lidhje

Shtetet e Bashkuara, Shqipëria dhe Maqedonia zhvillojnë stërvitje të përbashkëta në detin Adriatik


Njësi ushtarake nga Shtetet e Bashkuara, Shqipëria dhe Maqedonia po zhvillojnë stërvitje të përbashkëta në detin Adriatik, stërvitje që kanë si synim të forcojnë aftësitë luftarake dhe të nxisin bashkëpunimin me Naton dhe me aleatët rajonalë.

Zyrtarë të ambasadës amerikane në Tiranë thanë se rreth 1 mijë e 500 trupa të marinës, tre njësi të këmbësorisë shqiptare të mbështetur nga helikopterë si dhe një njësi xhenjere maqedonase e forca speciale po marrin pjesë në operacionet stërvitore.

Manovrat të quajtura Angazhimi Adriatik 2005, do të vazhdojnë deri më 30 korrik. Manovrat përfshijnë praktika të kërkimit dhe shpëtimit, evakuimin e të plagosurve dhe operacione detare të interceptimit.

XS
SM
MD
LG