Lidhje

Masa për rivendosjen e kalimit të lirë të kufirit për emigrantët shqiptarë në Greqi


Greqia njoftoi se do t'i lejojë emigrantët shqiptarë të lëvizin lirisht në kufi me lejeqendrimet e përkohshme nga 15 korriku deri me 30 gusht. Ambasada shqiptare ne Athinë njoftoi masat lehtesuese që pritet t'u komunikohen nga Ministria greke e rendit autoriteteve kufitare. Kthimi i emigrantëve nga Greqia pritet të rigjallërojë turizmit kryesisht në bregdetin jugor shqiptar.

Emigrantet shqiptarë që jetojnë e punojnë në Greqi do të kenë mundësi të kthehen për sezonin turistik në Shqipëri. Sipas burimeve zyrtare nga Athina, Ministria greke e Rendit njoftoi se do t'u krijojë emigrantëve lehtësi në lëvizjen në kufi. Sipas një vendimi te kësaj ministrie qytetarët shqiptarë do të lejohen të qarkullojnë me lejeqendrimet e përkohshme duke dalë dhe hyre në Greqi nga 15 korriku deri më 30 gusht. Sipas Ambasadës shqiptare në Athinë vendimi pritet t'u komunikohet brenda këtyre ditëve pikë-kalimeve kufitare të Greqisë me Shqipërinë.

Që prej 15 korrikut emigrantët do të kenë mundësi te lëvizin lirisht ne kufijtë e të dy vendeve. Si edhe në rastet e tjera rregullat qe u njoftuan nga Ministria greke e Rendit përfshijnë detyrimin qe ka cdo emigrant për te treguar ne kufi lejen e vjetër të qëndrimit, së ciles i ka skaduar afati, si dhe dokumentin që tregon se ai ështe ne fazen e ripërtëritjes së saj. Emigrantet gjithashtu duhet te paraqesin ne zyrat greke në kufi edhe pasaportën shqiptare për jashte shtetit.

Vendimi i autoriteteve greke pason nje praktikë të tillë që u zbatua prej 25 qershorit deri me 3 korrik per tu krijuar mundësi emigrantëve shqiptare te ktheheshin per votimet e zgjedhjeve parlamentare qe u mbajten në Shqipëri. Vendimi më i fundit i Qeverisë greke është vlerësuar vecanerisht nga njësitë vendore dhe operatorët turistikë në zonat jugore te Shqipërisë , zona të cilat janë edhe më të prekura nga emigracioni në Greqinë fqinje. Këto subjekte i shohin emigrantet si një nga faktorët më të rendësishëm te zhvillimit të turizmit ne bregdetin jugor shqiptar gjatë sezonit veror që fillon në qershor dhe përfundon në shtator.

Drejtoria e Turizmit në Bashkinë e Sarandës tha se po punon krahas përmiresimit të shërbimeve t'u krijoje për këtë vit turistëve dhe, kryesisht emigrantëve, qendra të reja te trashëgimisë kulturore dhe historike për te rritur interesimin e tyre. Bashkia e Sarandes dhe ajo e Vlores perballojne aktualisht në rajon fluksin me te madh të turistëve i cili ka njohur pak ulje krahasur me vitet e tjera për shkak te klimës para dhe pas zgjedhore ne Shqipëri.

XS
SM
MD
LG