Lidhje

Zyrtarët britanikë vazhdojnë kërkimet për autorët e sulmeve në Londër


Policia në Britani po kërkon për organizatorin e sulmeve të javës së kaluar në sistemin e transportit urban të Londrës.

Zyrtarët mendojnë se katër persona vetvrasës ishin autorë të sulmeve nga të cilat gjetën vdekjen të paktën 52 vetë. Policia nuk i ka identifikuar zyrtarisht të dyshuarit, por sipas njoftimeve tre prej tyre ishin shtetas britanikë me origjinë pakistaneze nga mosha 19 deri në 30 vjeç.

Policia bëri sot bastisje të reja në qytetin Lids, ku zbuloi një objekt që dukej si një repart për prodhim bombash dhe arrestoi një të afërm të njërit prej të dyshuarve.

Zyrtarët thonë se autorët e shpërthimeve kanë patur siç duket ndihmën e ekspertëve të bombave të cilët mund të jenë ende në Britani.

XS
SM
MD
LG