Agjencia amerikane e Hapësirës anuloi nisjen sot në hapësirë të anijes Diskavëri, për shkak të një difekti në sensorin e serbatorit.
Nasa nuk ka njoftuar ende një datë të re për nisjen e anijes. Zyrtarët e agjencisë amerikane të hapësirës thanë se nuk kanë përjashtuar përpjekjet për një nisje nesër. Ata thanë se kanë një afat kohor prej dy javësh për tu përpjekur përsëri për nisjen e anijes.
Agjencia tha se problemi kishte të bënte me një nga sensorët e katër motorëve në serbatorin e jashtëm.
Nisja e Diskavërit do të jetë i pari mision i Nasës në hapësirë pas katastrofës së anijes Kolumbia dy vjet e gjysmë më parë.
Nasa anuloi të gjitha planet për fluturimet në hapësirë që nga shkurti i vitit 2003 kur anija Kolumbia u shkatërrua në hapësirë ndërsa po hynte në Tokë duke vrarë të shtatë astronautët në bord.