Lidhje

Izraeli vret pesë vetë, në sulmet kundër ekstremistëve të Hamasit


Izraeli ka goditur me raketa bazat e ekstremistëve të Hamasit në Rripin e Gazës dhe në Bregun Perëndimor, duke vrarë pesë vetë.

Zyrtarë izraelitë të ushtrisë thonë se ofensiva e sotme përfshin sulmin kundër një mikrobuzi që transportonte ekstremistë dhe një depoje raketash të prodhuara në mënyrë artizanale.

Sulmet ishin pjesë e një serie sulmesh me helikopterë që ushtria izraelite ndërmori pasi ekstremistët palestinezë hapën zjarr me raketa kundër Izraelit, duke vrarë një grua.

Forcat palestineze të sigurimit ndërmorën gjithashtu sulme kundër ektremistëve të Hamasit në qytetin e Gazës duke shkaktuar përleshje dhe vrasjen e dy personave.

Dhuna e re kërcënon tani armëpushimin pesë mujor midis palestinezëve dhe izraelitëve ndërkohë që Israeli ka në plan të tërhiqet nga Gaza muajin e ardhshëm.

Sekretarja amerikane e Shtetit, Condoleezza Rice shkon javën e ardhëshme në rajon për t’u bërë presion zyrtarëve izraelitë dhe palestinezë të bashkëpunojnë për tërheqjen izraelite nga Gaza, që është planifikuar për muajin e ardhshëm.

XS
SM
MD
LG