Lidhje

Zyrtarët britanikë po përgatisin projektligje për luftën kundër terrorizmit


Zyrtarët britanikë po përgatisin projektligje për luftën kundër terrorizmit të cilat synojnë ta bëjnë më të lehtë shpalljen fajtorë të personave të dyshuar për sulme.

Legjislacioni i propozuar ve në shënjestër çdo njeri i cili vërtetohet nga gjykata se ka furnizuar terroristët me para, materiale ose vende për t’u strehuar. Njëri nga ligjet e propozuar parashikon ngritjen e akuzave për nxitje indirekt të terrorizmit ndaj çdo personi i cili lavdëron veprimet terroriste.

Legjislacioni i propozuar synon të mos lejojë ekstremistët të predikojnë urrjetjen ose të nxisin terrorizmin. Deputetëve do t’u kërkohet gjithashtu të shikojnë mundësinë për ta shpallur të paligjshëm trainimin ose instruktimin nga cilido në një kamp terrorist jashtë vendit ose përdorimin e internetit për të marrë informacion lidhur me mënyrën e ndërtimit të bombave.

Kritikët thonë se disa nga ligjet e propozuara anti-terroriste do të jenë të vështirë për t’u zbatuar dhe mund të shkelin të drejtat civile.

XS
SM
MD
LG