Lidhje

Turqi:shpërthimi vetvrasës shkakton vdekjen e të paktën 5 vetëve


Në Turqi, një shpërthim vetvrasës shkaktoi sot vdekjen e të paktën 5 vetëve dhe plagosjen e 13 të tjerëve, të cilët po udhëtonin në një mikrobus për në një plazh të Egjeut.

Shpërthimi që ndodhi në qytetit turistik Kusadashi në juglindje të Izmirit, shkatërroi mikrobuzin. Zyrtarët thanë se po hetojnë të gjitha provat dhe mundësitë, përfshirë edhe mundësinë që shpërthimi të ketë qënë vetëvrasës ose të jetë kryer nëpërmjet një pakete të vendosur në mikrobuz.

Asnjeri nuk ka marë përgjigjësinë për sulmin, por sipas një njoftimi të mjeteve turke të informimit, një grua, shkaktoi shpërthimin, duke vrarë edhe veten. Mes të vdekurve ishte një turist nga Britania dhe një nga Irlanda. Katër nga të plagosurit janë shtetas britanikë. Të paktën dy prej tyre thuhet se janë në gjendje të rëndë.

Ministri i Jashtëm britanik dhe ai irlandez e dënuan sulmin. Për një numër sulmesh të kohëve të fundit në Turqi, përgjegjësinë e kanë marrë separatistët kurdë, duke përfshirë guerriljet e lidhur me Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit.

Kryeministri Rexhep Taip Erdohan tha se sulmi i sotëm ishte vepër e terroristëve, por ai nuk përmendi ndonjë organizatë konkrete.

XS
SM
MD
LG