Lidhje

Irak: dhjetra të vrarë në disa sulme me bombë


Në Irak kanë vazhduar edhe sot sulmet vetëvrasëse me bombë, ndërsa vazhdojnë përpjekjet për identifikimin e trupave të dhjetra njerëzve që u vranë mbrëmë në një shpëprthim masiv në Musajib.

Autori i sulmit të djeshëm vetëvrasës e realizoi shpërthimin që shkatërroi qendrën e qytetit Musayyib, ndërsa qëndronte pranë një kamioni cisternë, duke vrarë të paktën 90 vetë dhe duke plagosur me dhjetra të tjerë. Ndërsa në Bagdad, sot u vranë të paktën 9 irakianë në katër sulme të ndryshme me bombë, që kishin si objektiv autokolonat e policisë dhe ato ushtarake. Në një tjetër sulm me bombë anës rrugës, këtë herë në qytetin e Kirkukut, një ushtar amerikan u vra dhe dy të tjerë u plagosën.

Ndërkohë, kryeministri irakian Ibrahim Al-Jaafari u takua sot në Teheran me presidentin iranian Mohamed Khatami që po largohet nga ky post. Zoti Khatami tha se vizita e kryeministrit irakian ishte një pikë kthese në marrëdhëniet mes të dy vendeve, të cilët në vitet ’80 u përfshinë një një luftë 8-vjeçare.

XS
SM
MD
LG