Lidhje

Raporti i ri paraprak i OSBE/ODHIR nuk jep vlerësime pozitive për zgjedhjet


Pas vlerësimit të parë, të bërë një ditë pas votimit të tre korrikut, dhe sipas të cilit zgjedhjet ishin vetëm pjesërisht në përputhje me standartet ndërkombëtare, një tjetër raportt i vëzhguesve që shtrihet deri më 14 korrik nuk jep vlerësime pozitive për ecurinë e procesit.

Raporti i cili u bë publik sot pasdite(18 korrik) saktëson se ndërsa në shumë zona procesi i numërimit eci ngadalë, në shumë të tjera ishte i tejzgjatur, i çorganizuar dhe ne disa raste konfliktual. Vonesa domethënëse – shkruhet në raport - u vunë re gjatë nxjerrjes së rezultatit.

Në disa zona ato u shkaktuan nga mosmarrëveshjet politike. Vëzhguesit raportuan raste kur zyrtarët zgjedhor penguan procesin dhe vunë interesat partiake mbi detyrën e tyre për të shrbyer në mënyrë të panashme dhe për të numëruar votat në mënyrë të ndershme Raporti vlerëson se janë vërejtur parregullsi serioze në tetë zona gjatë numërimit të votave, dhe kjo gjë theksohet është mjaft shqetësuese.

Në tre zona sipas raportit kutitë e një apo më shumë qendrave të votimit nuk u numëruan. Sipas vëzhguesve në 86 përqind të zonave procesi ishte i organizuar mirë, ndërsa procesi i numërimit në 14 përqind të zonave ishte organizuar keq. Në 15 përqind të zonave grupet e numërimit nuk e kishin kuptuar qëndrimin e tyre të paanshëm, thuhet në raport. Kritika edhe për Komisionin Qendir të Zgjedhjeve, i cili deri më tani kishte qenë më i vlerësuari dhe kishte marrë mbështetje të gjerë ndërkombëtare. “KQZ duket se vendosi nxitimthi për shumë ankesa, pa i dhënë vetes kohën e duhur për të marrë në konsideratë provat e palëve” shkruhet në raport.

Në të vërtetë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shqyrtuar një numër të madh ankesash, nga të cilat një pjesë i konsideroi të pavlefshme. Ndërsa prej idtës së sotme po merr vendime rreth 107 kërkesave për shpallje të pavlefshëmrisë së votimit në të paktën 60 zona. Nga këto, 7 kërkesa u rrëzuan sot dhe komisioni parashikon të mbyllë gjithshjka brenda datës 23 korrik. Ka shumë mundësi që për një numër të kufizuar zonash si ajo numër dy në veri, apo dhe ndonjë tjetër ku ka përplasje të forta të mund të vendoset për ribërjen e zgjedhjeve.

XS
SM
MD
LG