Lidhje

UNMIK parashtron planet për kalimin e kompetencave në drejtësi dhe polici


Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë bëri të ditura planet për t’i dorëzuar qeverisë së Kosovës kompetencat e policisë dhe të drejtësisë.

Administratori i Kombeve të Bashkuara në Kosovë Soren Jesen-Petersen tha sot se kalimi i përgjegjësive do të mbikqyret nga afër nga Kombet e Bashkuara dhe do të shoqërohet me përgjegjshmëri të lartë. Kombet e Bashkuara do të vazhdojnë të jenë autoriteti më i lartë për Kosovën.

Kombet e Bashkuara e administrojnë Kosovën që nga viti 1999, kur goditjet ajrore të Natos kundër ish-Jugosllavisë detyruan forcat serbe të ndalin fushatën e tyre të spastrimit etnik.

XS
SM
MD
LG