Lidhje

BE rekomandon shtimin e masave të kontrollit për shitjen dhe trasportin e materialeve plasëse


Komisioni Evropian propozoi masa më të rrepta për shitjen dhe kontrollin e materialeve që mund të përdoren për të prodhuar mjete plasëse në mënyrë artizanale. Këto masa synojnë të pengojnë përpjekjet e terroristëve për të siguruar materiale të tilla.

Organi më i lartë ekzekutiv i Bashkimit Evropian rekomandoi sot shtimin e masave të kontrollit për shitjen dhe trasportin e materialeve plasëse. Komisioni propozoi gjithashtu krijimin e një rrjeti skuadrash për çaktivizimin e bombave dhe si një sistemi informacioni për të gjithë Bashkimin ku të gjenden të dhëna për lëndët plasëse që kanë humbur apo janë vjedhur.

Nënpresidenti i Komisionit Evropian Franko Fatini tha se sulmet terroriste në Madrid dhe Londër kanë ritheksuar nevojën për vendosjen e masave më të rrepta të kontrollit mbi materialet për prodhimin e bombave. Në një tjetër zhvillim, komisioni propozoi masa që do t’i lejonin policisë të kapërcejë kufijtë në ndjekje të personave të dyshuar në 15 vendet e së ashtu-quajtura Zona e Shengenit, e cila lejon lëvizjen e lirë përmes kufijve të shtetasve të vendeve që përfshihen në zonë.

XS
SM
MD
LG