Lidhje

Sekretarja Rajs bën thirje për bashkëpunim dy palësh izraelito-palestinez


Sekretarja amerikane e Shtetit Kondoliza Rajs, e cila ishte në Ramallah të Bregut Perëndimor, vlerësoi lart përpjekjet palestineze për të garantuar sigurinë në prag të tërheqjes izraelite nga Rripi i Gazës muajin tjetër, por u bëri thirrje palëve që të bëjnë më shumë. Duke folur me gazetarët pas bisedimeve me udhëheqësin palestinez, Mahmoud Abbas në Ramallah, Sekretarja Rice tha se palestinezët dhe Izraelitët po bashkërendojnë përpjekjet për të garantuar sigurinë gjatë tërheqjes nga Gaza.

Zonja Rice tha se pas tërheqjes izraelite Shtetet e Bashkuara synojnë të garantojnë se Rripi i Gazës nuk do ta humbasë komunikimin me Bregun Perëndimor dhe nuk do të mbetet i izoluar siç është tani. Bregu Perëndimor është territori tjetër i pushtuar nga Izraeli që palestinezët kërkojnë ta kenë shtetin e tyre.

Kryediplomatja amerikane përsëriti gjithashtu se Shtetet e Bashkuara janë të angazhuara për të siguruar se do t'i jepet fund aktiviteteve izraelite për ndërtime në vendbanimet hebraike.

XS
SM
MD
LG